I mirënjohuri Alessandro Costacurta foli së fundmi për rivalitetin për titull në Serie A. Sipas tij, Interi do ia dalë, që të fitojë kampionatin.
“Besoj se në fund, titullin do ta fitojë Interi, sepse ka skuadrën më të fortë. Ky kampionat i ngjan pak motit; ka ndryshime të shpejta, skenarë të përmbysur. Para tri ndeshjeve dukej sikur Atalanta ishte në rrugën e duhur, ndërsa Interi i Inzaghit kishte ngecur. Dhe nëse mendoj për Juven…, para 20 ditësh flitej madje për titullin”.
Thiago Motta dhe largimi nga Juventusi: “Në Torino nuk arriti të krijojë atë kimi të veçantë që kishte ndërtuar te Bologna me lojtarët. Besoj se as ai dhe as skuadra nuk ishin të bindur për të propozuar apo pranuar një ide të re loje. Te Juventusi nuk u ndez ajo shkëndijë që duhet të vijë edhe nga ambienti, nga tifozët. Shpesh ndodh në vitin e parë”.