Shumë njerëz në Nju Jork janë tubuar në Manhattan për të shijuar pamjet e fenomenit të ashtuquajtur “Manhattanhenge”, perëndimit të diellit në linjë me rrugët kryesore të kësaj lagjeje të qytetit amerikan.


Fenomeni “Manhattanhenge” ndodh katër herë brenda vitit duke shkaktuar një përjetim të veçantë për qytetarët e Nju Jorkut dhe turistët e shumtë që shijojnë perëndimin e diellit, i cili perëndon përgjatë rrugëve të cilat janë saktësisht të pozicionuara në kahet lindje-perëndim, shkruan atsh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


Me paraqitjen e këtij fenomeni, njerëzit nxitojnë për të bërë fotografi të paharrueshme të rrugëve ”të pushtuara” nga drita e artë e diellit në perëndim.