TIRANË – Policia e Shtetit ka arrestuar sot 23 persona në flagrancë për vjedhjen e energjisë elektrike. Ministria e Brendshme njoftoi sot se janë shpallur në kërkim 23 të tjerë dhe po ndiqen në gjendje të lirë, 10. Ndër këta të fundit, 3 janë faturistë që akuzohen për mbifaturim tek abonentët familjarë.

Ministria e Brendshme deklaroi se në të gjithë vendin gjatë tre ditëve të para të kësaj jave kanë vepruar 131 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, çdo ditë. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 4.776 raste . Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 54 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 56 autorë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: