Banorët e zonës pranë aksit Thumanë-Kashar kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, teksa ende nuk kanë një përgjigje për kërkesën e tyre.
Qytetarë të shumtë janë vendosur pranë aksit, ndërsa forcat e policisë nuk kanë arritur t’i ndalojnë nga bllokimi i qarkullimit të mjeteve.
Banorët kanë thënë vazhdimisht se ndërtimi i autostradës ka bllokuar aksesin e tyre në rrugën e re dhe ka çuar drejt falimentimit të bizneseve të tyre. Ata kërkojnë hyrje-dalje në autostradë për të vijuar aktivitetet e tyre të përditshme.