Sërish bien sirenat nga Arabia për ish teknikun e Milanit, Stefano Pioli. Tekniku Italian shikohet si njeriu që mund të ulet në stolin e ekipit të Cristiano Ronaldos, Al Nassr. Ai pritet të zëvendësoj Luis Castron në pankinën e ekipit të Arabisë Saudite. Pioli ende nuk ka zgjedhur destinacionin e tij të rradhës, pasi kaloi vite të sukseshme tek Milan, ku arriti madje edhe të fitonte edhe kampionatin e 19-të në histori me kuqezinjtë.

Kjo nuk është hera e parë, që Pioli shikohet pranë një pankine të një skuadre nga Arabia Saudite. Pak muaj më parë ai ishte shumë pranë pankinës së Al Ittihad, por palët në fund nuk konkluduan marrëveshjen.

Nëse këtë herë çdo gjë do të mbyllet me sukses, Pioli do të kishte mundësinë të stërviste lojtarë të tillë si Cristiano Ronaldo, Sadio Mane apo ish mesfushorin e Interit, Marcelo Brozoviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: