Sërish tensione në Shkodër për KZAZ nr.2. Policia ka tentuar në mëngjes të futet me forcë në KZAZ nr. 2 në pallatin e Sportit në Shkodër por një polic bashkiak nuk i ka lejuar, Siç raporton për “Balkanweb” gazetari Senad Nikshiqi.



Policia bashkiake ndër të tjera pretendon se polici i tyre është tërhequr me forcë nga Policia e Shtetit.


Kreu i policisë bashkiake, Anton Hasanpapaj ka debatuar me efektivët e Policisë së Shtetit duke e quajtur turp atë veprim. Që nga ai moment nuk ka patur ende lëvizje.

Anëtarët e KZAZ nuk janë futur ende brenda dhe Pallati i sportit po ruhet nga Policia e shtetit, ndërsa prezent janë edhe përfaqësues të opozitës. Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka patur një komunikim me drejtuesit e Policisë së Shtetit ku i ka kërkuar këtyre të fundit një shkresë nëse duan të ndërhyjnë tek Pallati i Sportit. Anëtarët e KZAZ vijojnë të jenë jashtë duke pritur se çfarë do të ndodhë dhe në pritje për tu futur brenda.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi kërkoi nga policia e këtij qyteti mbështetjen për lirimin e ambienteve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, duke zbatuar kështu dekretin e Presidentit të Republikës.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: