SHKUP– Sërish tensione në ambientet e brendshme të Kuvendit të Maqedonisë, por këtë herë protagonistë nuk janë mbështetnit e VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Nikola Gruevski, por vetë deputetët e kësaj force politike.

Deputetët e VMRO-DPMNE qëndrojnë para derës së zyrës së kryetarit të Kuvendit dhe nuk lejojnë kryetarin e porsazgjedhur Talat Xhaferi të futet, njoftojnë mediat vendase.

Sipas informacioneve të mediave vendase një pjesë e deputetëve gjenden para zyrës, ndërsa një pjesë tjetër brenda saj, por ekipet e mediave për momentin nuk lejohen të hyjnë.

Kryeparlamentari shqiptar i zgjedhur pak ditë më parë, Xhaferi dje hapi dyertë e Kuvendit dhe paralajmëroi fillimin e procedurave për formimin e qeverisë së re. Ai theksoi se do të jetë kryeparlamentar i deputetëve të gjitha partive politike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: