GREQI- Sërish tërmet në Greqi. Rreth 24 orë pas tërmeteve që tronditën ishullin grek të Lefkadhas, raportohet për të tjera lëkundje sizmike. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 18 km nga Lefkadha. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në jug të Shqipërisë.

Dje në orët e para të mëngjesit disa tërmete ndodhën në Lefkadha duke shkaktuar vdekjen e dy të moshuarve si dhe dëme të shumta materiale. Madje mediat raportuan edhe për rrëshqitje dhe fundosje të tokës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: