Eksperti i Ballkanit Perëndimor dhe ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, thotë se i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell, do të marrë dominues në qasjen e SHBA-së në dialogun Serbi-Kosovë dhe do ta shtypë Matthew Palmer, Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në blogun e tij që e shkroi lidhur me emërimin e Grenell, si dhe në një intervistë për Zërin e Amerikës, Serwer e quajti të çuditshëm vendimin për emërimin e Grenell për përfaqësues special në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai thotë se, ‘edhe pse Grenell është diplomat dhe ambasador, ai përfaqëson qartë Shtëpinë e Bardhë’.

“Vetëm pak javë më parë, ata e emëruan Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin. Grenell është i një rangu më të lartë se Palmer për dy arsye: ai është ambasador dhe ka lidhje direkte me Shtëpinë e Bardhë. Për mua është shumë e qartë se planifikojnë që ai të marr funksionin e përfaqësuesit Special për Ballkanin – që do të thotë se do të merret me Beogradin dhe Prishtinën. Vërtet është e çuditshme. Mendoj se ky është një paralajmërim për ringjallet ideja e shkëmbimit të territorit midis Kosovës dhe Serbisë, që është një ide e tmerrshme, e cila vdiq nga një vdekje natyrale disa muaj më parë dhe është një plan i keq përpjekja për ta ringjallur atë”, ka deklaruar Serwer, për Zërin e Amerikës, edicioni në gjuhën serbe, përcjell Telegrafi.

Sipas VoA, Richard Grenell politikisht është i afërt me John Bolton, ish këshilltarin e Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, i cili vitin e kaluar deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të kundërshtonin një shkëmbim territoresh nëse Beogradi dhe Prishtina bien dakord.

Disa analistë gjithashtu supozojnë se Grenell është një mbështetës i idesë, të cilën Gjermania dhe Kancelarja Angela Merkel, e kundërshtojnë me forcë.

Serwer beson se Grenell nuk do të pranojë argumentet e Gjermanisë, por do të përpiqet të imponojë idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Besoj se do të përpiqet t’ia imponojë [idenë e koorigjimit] Gjermanisë, Kosovës dhe Serbisë, kurse kundërshtarët më të fortë të asaj ideje në Kosovë janë serbët që jetojnë në jug të Ibrit. Është bizare të përpiqen t’ia imponojnë një ide kaq të keqe, por çfarë i motivon ata – pra, ata mund të vrasin ‘dy miza të Clintonit’ me një goditje – Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën – kjo një arritje e rëndësishme nëse dëshironi ta kënaqni me Shtëpinë e Bardhë. Kjo do të jetë gjithashtu një konfirmim i kthesës në në politikën amerikane nga zgjidhjet liberale-demokratike të bazuara në të drejta të barabarta, në zgjidhje etno-nacionaliste bazuar në ndarjen e grupeve etnike. Kjo nuk është zgjidhje për të cilën jam unë jam, por kam frikë se Shtëpia e Bardhë është e vendosur që të përpiqet ta imponojë”, thotë Serwer, përcjell Telegrafi.

Mandati i Grenell në Gjermani ka qenë i diskutueshëm që në fillim, kur ai sugjeroi që kompanitë gjermane të pushonin biznesin me Iranin, dhe deklaroi për median konservatore ‘Breitbart Neës’ se dëshiron të forcoje të djathtën evropiane.

“Grenel është në një marrëdhënie dëshpëruese me gjermanët, të cilëve nuk u pëlqen fort, dhe e shohin atë si një përfaqësues të administratës amerikane me të cilin nuk kanë marrëdhënie veçanërisht të ngrohta. Nëse Shtëpia e Bardhë dëshiron një marrëdhënie më të mira me Gjermaninë, personi i fundit që duhet ta zgjidhnin për këtë proces është Grenell”, thotë Serwer.

Ai dyshon se Grenel dhe Matthew Palmer do të jenë në gjendje të punojnë njëkohësisht në ndërmjetësimin midis Beogradit dhe Prishtinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb