Kapiteni i Real Madrid ka hyrë në librin e rekordeve të Ligës së Kampioneve. Në fakt, nuk është një rekord për t’u mburrur edhe shumë, pasi i përket numrit më të lartë të kartonëve të verdhë të regjistruar gjatë aktivitetit.
I ndëshkuar në ndeshjen kundër Romës, qendërmbrojtësi çoi në 37 numrin e kartonëve të verdhë në këtë aktivitet, shifër jashtëzakonisht e lartë. Deri më sot ai ndante rekordin me Pol Skolls, ish-mesfushorin e Mançester Junajtid, por tashmë mund të “mburret” se është i vetmi në majën e këtij klasifikimi të veçantë.

Kjo arritje i bashkohet atyre të viteve të kaluara, të cilat e bënë Ramos lojtarin më të ndëshkuar në historinë e Real Madrid, përfaqësueses spanjolle e së fundmi edhe të La Liga, ku që në shkurtin e vitit 2018 kaloi Alberto Lopo, i cili kishte marrë 162 kartonë të verdhë në karrierën e tij në kampioantin spanjoll.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb