Në Korenë e Jugut u ndanë çmimet për njerëz dhe organizata që me veprimtarinë e tyre nxisin dhe promovojnë paqen kudo në botë. Ish-Ambasadori shqiptar në Turqi Genci Muçaj, ishte i ftuar i nderit me rastin e ceremonisë së organizuar nga “People To People International” për ndarjen e çmimeve për individë dhe organizata të ndryshme për kontribute të veçanta në promovimin dhe ruajtjen e paqes, zgjidhjes së konflikteve, misioneve humanitare dhe edukative.

Ky takim u zhvillua në Seoul të Koresë së Jugut në prani të rreth 1000 të ftuarve nga mbarë bota. Ambasadori Mucaj mbajti fjalën përshëndetëse në cilësinë e Kryetarit të Bordit të Trustees të “People to People International” dhe në emër të Presidentes së PTPI Mary Jean Eisenhower, mbesa e Presidentit Amerikan Dwight D Eisenhower!

Në fjalën e tij Mucaj shtoi se elementi paqedashësh shihet në të gjithë historinë e Kombit shqiptar ndaj fqinjëve që e kane rrethuar dhe se Shqipëria është një faktor moderator në rajonin e Ballkanit për ruajtjen dhe promovimin e paqes.

“People to People International” është një nga Organizatat më të mëdha në SHBA me prezencë në të gjithë botën! PTPI u themelua më 11 Shtator 1956 nga Presidenti Republikan dhe Gjenerali legjendar i forcave aleate, Eisenhower që njihet si një nga Presidentët më të admiruar në historinë Amerikane edhe pas mbarimit të mandatit të tij presidencial!

Ai besonte se nëse njerëzit njihen dhe bëhen miq me njëri tjetrin pavarësisht kombësive apo besimeve të ndryshme, paqja mund të arrihet më lehtë dhe se miqtë nuk mund të luftojnë njeri tjetrin! PTPI ishte pjese e Departamentit Amerikan të Shtetit kur u themelua si një organizate jo qeveritare, jo fetare dhe jo politike për të promovuar paqen nëpërmjet mirëkuptimit ndërkombëtar!

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb