Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In dërgoi  200 tonë mandarina në Korenë e Veriut në shenjë miqësie. Kjo lëvizje vjen si pjesë e marrëveshjeve të tyre për dhënien fund të armiqësisë në Gadishullin Korean.

Mandarinat u dërguan nga ishulli Jeju dhe ishin një ”përgjigje” ndaj dy tonë kërpudhave që Koreja e Veriut i kishte dërguar presidentit Moon në shtator. Sipas zyrës së shtypit të presidentit, dërgesa do të transportohet me avionë në 20 000 kuti. Mandarinat janë frut i sezonit në Korenë e Jugut.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: