Koreja e Jugut propozoi bisedime të niveli të lartë me Japoninë për të adresuar tensionet historike dhe tregtare midis dy vendeve.

Sipas një zëdhënëseje, presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In, bëri këtë sugjerim për kryeministrin japonez, Shinzo Abe, në kuadër të samitit ASEAN në Bangkok.

Diskutimi midis dy liderëve, i pari në më shumë se një vit, zgjati 11 minuta.

Mes dy kombeve ekziston një mosbesim që kur marrëdhëniet u përkeqësuan për shkak të një konflikti tregtar dhe një mosmarrëveshjeje mbi dëmshpërblimet për punëtorët koreanë gjatë sundimit kolonial japonez.

Moon dhe Abe theksuan se problemet dypalëshe  mund të zgjidhen përmes dialogut, sipas Koresë së Jugut.

”Abe nënvizoi se të dyja palët duhet të përdorin të gjitha mjetet e mundshme për të gjetur një zgjidhje”, sipas zëdhënëses së Moon Jae In.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb