Koreja e Jugut pretendon se Koreja e Veriut planifikon të dërgojë rreth 10 mijë ushtarë në Ukrainë për të mbështetur Rusinë.
Sipas lajmit të agjencisë “Yonhap”, në deklaratën e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës koreano-jugore (NIS) u pretendua se Koreja e Veriut do të dërgojë 10 mijë ushtarë në Ukrainë, në mbështetje të Rusisë.
Theksohet se Koreja e Veriut “filloi të përfshihet drejtpërdrejt” në luftën Rusi-Ukrainë.
Më tej pretendohet se rreth 1.500 ushtarë të Koresë së Veriut u dërguan fillimisht në Rusi për t’u trajnuar përpara se të dërgohen në front ndërsa ushtarëve të dërguar në vend iu dhanë uniforma dhe armë të ushtrisë ruse si dhe letërnjoftime false, në mënyrë që të mund të duken si banorë vendas.
Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun deklaroi javën e kaluar në Parlament se ka thënë se Koreja e Veriut mund të vendosë trupa në Ukrainë për të mbështetur Rusinë në përputhje me “marrëveshjen gjithëpërfshirëse të partneritetit strategjik” të nënshkruar midis dy vendeve.