Rusia ka ofruar mbështetje ekonomike dhe raketa kundërajrore për Korenë e Veriut në këmbim të trupave të Phenianit që mbështesin luftën e Moskës kundër Ukrainës, deklaroi Shin Won-sik, këshilltari më i lartë i Seulit për sigurinë

“Është identifikuar se pajisjet dhe raketat kundërajrore për të forcuar sistemin e cenueshëm të mbrojtjes ajrore të Phenianit janë dorëzuar në Korenë e Veriut”, shtoi Won-sik.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se përdorimi i trupave koreanoveriore nga Rusia për ta ndihmuar atë në luftën e saj kundër Ukrainës, është një “përshkallëzim i rrezikshëm dhe destabilizues”.

Austin tha se mbi 10 000 ushtarë koreanoveriorë janë vendosur tashmë në Rusinë lindore.

Disa prej këtyre ushtarëve po zhvendosen në rajonin e Kurskit, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën, dhe janë të veshur në uniforma ruse dhe bartin pajisje ruse. Njësite të tjera nga Koreja e Veriut ndodhen tashmë në Kursk, sipas tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb