SHBA – Të gjithë mezi prisnin të shihni sërish aventurat e Carrie-it, Miranda-ës , Samantha-s dhe Charlottës në rrugët e New York-ut. Më në fund vjen surpriza e madhe “Sex and the City 3” nuk është më vetëm një projekt.

Kapitulli i tretë i serisë më të dashur televizive rikthehet në kinematë botërore. Sipas RadarOnline katër aktoret protagoniste kanë firmosur kontratën, duke qënë unanimisht dakord me skenarin e filmit.

Kjo do të thotë që marrëveshja është arritur edhe me aktoren Sarah Jessica Parket, e cila nuk ishte dakord me të gjithë skenarin, dhe ishte shprehur skeptike për një ribashkim ku personazhet do të shfaqeshin në një dritë më të pjekur.

Por rregullim pas rregullimi, produksioni i filmit arriti të marrë firmat e të katër aktoreve Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon, Kristin Davis dhe Kim Cattrall.

Kanë kaluar 6 vjet e gjysmë nga filmi i fundit dhe “Sex and the City 3” duhet të fillojë që verën e ardhshme, me episodin e ri “Divorce”.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: