TIRANE- Ambasadorja e Pakistanit Tehmina Janjua, e cila ndodhet aktualisht në një vizitë në Shqipëri, ku edhe është akredituar, u takua me z Seyhan Pencabligil, Konsull Nderi i Pakistanit (i Emëruar) në Tiranë.

Z. Pencabligil është një personalitet i shquar në fushën e biznesit në Shqipëri, me origjinë nga Pakistani, pasi gjyshi i tij nga babai është nga Sahiwal (Punjabi). Z. Pencabligil është Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të Bankës Kombëtare Tregtare, banka më e madhe në Shqipëri. Ai konsiderohet si një nga drejtuesit kryesorë të komunitetit shqiptar financiar dhe biznesit.

Hapja e Konsullatës së Nderit të Pakistanit në Shqipëri do të mundësojë prani të përhershme në vend dhe do të shërbejë për të forcuar dhe për të nxitur më tej marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Pakistanit. Konsulli i Nderit do të marrë së shpejti zyrtarisht detyrën pas lëshimit të Ekzekuaturës nga ana e Qeverisë Shqiptare.

Z. Seyhan Pencabligil, me origjinë pakistaneze, turke dhe shqiptare, është shprehur i entuziasmuar për të mbajtur flamurin e Pakistanit si Konsull Nderi i këtij vendi në Tiranë si dhe për të mundësinë e dhënë që të ndihmojë Ambasadoren e Pakistanit në gjetjen e mënyrave të reja për rritjen e tregtisë mes dy vendeve.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb