Cristian Shpendi është lojtari i momentit në Serie B. Shifrat janë me të vërtetë të frikshme, sumuesi shqiptar i Cesenës ka realizuar 9 gola këtë sezon, duke qenë kështu në krye të listës së golashënuesve.

Në 13 ndeshjet e para të këtij edicioni, ai ka shënuar në mënyrë konstante, duke ndihmuar skuadrën në marrjen e rezultateve pozitive. Paraqitjet e 21-vjeçarit, që “tundi rrjetën” së fundmi këtë të shtunë ndaj Reggianës, nuk kanë mbetur pa u vënë re. Për Shpendin ka interesim të madh nga skuadra të Serie A, ku spikat Fiorentina, që ndjek me interes situatën e futbollistit.

5t
5t

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb