Espanyol nuk po zhvillon një sezon pozitiv, teksa e sheh veten në vendin e 18-të, në garë të ashpër mbijetesën. Pavarësisht përforcimeve si ai i Marash Kumbullës, skuadra s’po arrin dot të marrë rezultatet e duhura.
Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, në një intervistë për gazetën katalanase Sport, u shpreh optimist se gjërat në këtë sezon do të shkojnë drejt përmirësimit.
“Nuk jemi të kënaqur për këtë situatë, por kemi shumë ndeshje para për të zhvilluar. Kemi cilësinë për të ecur përpara. Unë mendoj se është çështje mentaliteti. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt dhe të gjithë së bashku do të bëjmë mirë”, tha Kumbulla.
I huazuar nga Roma, 24-vjeçari ka luajtur 16 ndeshje në këtë sezon, madje ia ka dalë të shënojë edhe një gol. Në shumicën prej ndeshjeve, Kumbulla ka qenë titullar, me teknikun Manolo Gonzalez që e vlerëson në maksimum atë.
Espanyol synon që të rikthehet te rezultatet pozitive që nga ndeshja e radhës shtëpiake ndaj Leganes. 3 pikë në këtë periudhë të vështirë do të rikthenin shpresën te Kumbulla me shokë, për misionin e mbijetesës.
(J.S/BalkanWeb)