Numërimi mbrapsht ka nisur me Superligën që do të ngrejë siparin e sezonit të ri më 24 gusht. Koha punon kundër klubeve që kërkojnë të plotësojnë skuadrat e tyre në merkaton e verës. Me mision rikthimin në origjinë pas disa viteve zhgënjyes, Tirana vazhdon të jetë aktive në tregun e transferimeve. Shumë blerje për bardheblutë e kryeqytetit, që kanë afruar thuajse një formacion të tërë, por nuk duan të ndalen me kaq, për të vendosur në dispozicion të trajnerit Ardi Mema një ekip që do të luftojë për titullin.

67791881 2339338776322231 4510889999348006912 N
67791881 2339338776322231 4510889999348006912 N

Andi Lila mbetet në krye të listës së blerjeve, ndërsa një mbrojtës dhe një sulmues do të plotësonin 100% skuadrën. Në media qarkullojnë emrat e Cuculit për prapavijën dhe Kristial Abazaj për sulmin. Por bardheblutë duhet t’I bëjnë llogaritë me Kukësin për futbollistin, që nuk gjeti hapësira te Anderlecht.

67967411 1840160606129278 2923311177251422208 N
67967411 1840160606129278 2923311177251422208 N

Nënkampionët e Superligës kanë futur sulmuesin në orbitën e tyre, në një kohë që ende nuk kanë mundur të bindin Valdet Ramën për të rinovuar kontratën. Ndryshon diskutimi për Patizanin. I detyruar të nisë shpejt merkaton për shkak të impenjimit në Kupat e Europës, kampionët e Shqipërisë tashmë duhet të mendojnë për largimet.

6g1a0100
6g1a0100

Labinot Ibrahimi ishte I fundit që I tha lamtumirë të kuqve pas gjashtë vitesh, teksa rrugën e tij pritet të ndjekin edhe disa lojtarë të tjerë që nuk bëjnë pjesë në planet e Franco Lerda. Ndryshe nga sezonet e fundit, trajneri italian ka luksin e zgjdhjes, sidomos në repartin e sulmit.

67382649 2332959153408459 4525600799207718912 N
67382649 2332959153408459 4525600799207718912 N

Aktive në tregun e trensferimeve edhe skuadrat e tjera. Teuta ka dalë hapur se është në kërkim të një sulmuesi, ashtu si Vllaznia e rikthyer në elitën e futbollit në vend. Të detyrueshme blerjet edhe për Skënderbeun në “vitin zero” pas konfirmimit të dënimit nga UEFA, ndërsa ky prag sezoni i ri gjen sërish në kaos Flamurtarin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb