TIRANË- Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti vë alarmin se Shqipëria rrezikohet nga përmbytjet.

Panariti shkruan në “Facebook” se në prag të sezonit të shirave, është shkrirë drejtoria e ujërave, duke e lënë rrjetin e hidrovoreve, kanalet e ujërave të larta, sistemet e digave dhe të rezervuarëve në mëshirë të fatit përballë rrezikut të përmbytjeve.

“Në prag të sezonit të shirave dhe rrezikut të përmbytjeve, shkrihet drejtoria e ujërave në Ministrinë e Bujqësisë. Rrjeti i hidrovoreve, kanaleve të ujërave të larta, sistemet e digave dhe të rezervuarëve, mbeten pa kokë dhe në mëshirë të fatit. Kërcënohemi seriozisht nga përmbytjet”, shkruan Panariti.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb