Si rrallë herë Bundesliga ka një listë të gjatë favoritësh. Duke përfituar nga ecuria me oshilacione e pretendentëve të zakonshëm, janë skuadrat e tjera që ëndërrojnë të ngrenë trofeun më të rëndësishëm në kampionatin gjerman të futbollit.


Bundesliga
Bundesliga

Këto shpresa të rivalëve duket se i ushqen vetë Bayern Munich, që i dehur nga triumfi i ekzagjeruar ndaj Tottenham u mund në “Allianz Arena” 2-1 nga Hoffenheim. Një disfatë e rëndë për bavarezët e Niko Kovac, që detyrohen të zbresin në vendin e tretë të renditjes pas javës së shtatë të Bundesligës.


Bundesliga Bayern Munich V9 939f Ba4a7f73df5c
Bundesliga Bayern Munich V9 939f Ba4a7f73df5c

Në vendin e parë është Borussia, jo ajo e Dortmundit, por Moenchengladbah, që siguroi fitoren e katërt radhazi për t’u katapultuar në krye të klasifikimit me 16 pikë, një më shumë se Wolfsburg, surpriza tjetër deri në këtë moment të sezonit.


Borussia Dortmunds Paco Alcacer Reacts After The Werder Bremen Match
Borussia Dortmunds Paco Alcacer Reacts After The Werder Bremen Match

Duket se ka harruar të fitojë Borussia Dortmund, që shënoi barazimin e tretë radhazi. Skuadra e Lucien Favre nuk shkoi më shumë se shifrat 2-2 në transfertën kundër Freiburg.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb