Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, në një intervistë të dhënë së fundmi komentoi sezonin, teksa u ndal te vështirësia që po has këtë sezon për të shënuar gola.
“Unë kam përjetuar edhe periudha të tjera si kjo, por kjo është më e keqja sepse ndihem mirë dhe në formë, ndërkohë që nuk po shënoj aq sa duhet.
“Kjo është një finale që më stimulon shumë sepse është një derbi dhe të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Është objektivi i parë sezonal dhe duam ta fitojmë.
Më tej, Lautaro tha: “Sigurisht goli është i rëndësishëm për mua, por duhet të punoj për ekipin sepse e vetmja gjë që ka rëndësi është fitorja e Inter. Shpresojmë ta përballojmë këtë sfidë në mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Ndihem mirë dhe që po kthehem në nivelin që dua. Edhe nëse goli nuk arrin, jam i qetë, sepse ka edhe shokë të tjerë të skuadrës që po mendojnë për këtë dhe skuadra po ecën mirë”, tha Martinez.