TIRANE- Drejtori i Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare pohoi sot se numri i turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë është rritur ndjeshëm, por Shqipëria mbetet ende larg shifrave ku është Rajoni.

I ftuar në ‘Opinion’ në ‘News24’ Tare, përveçse ndau me publikun lajme të mira lidhur me sektorin e turizmit në këtë periudhë vere, theksoi se shumë problematike vijojnë të jenë përzëntë. Mes të tjerash Tare u shpreh se me rëndësi është fakti që më shumë duhet të mëshohet tek cilësia që i ofrohet pushuesit dhe jo tek çështja e numrave.

“Turizmi dalë ngadalë po bëhet një potencial ekonomik për Shqipërinë. Ndryshimet ligjore, kërkojnë përmirësimin e turizmit real. Ka një sërë problemesh që duhet të përmirësohen. Në përgjithësi guidat janë të huaja në Butrint, që vinë nga Korfuzi kryesisht. Greqia, apo Mali i Zi ruajnë produktin e tyre. Që të shpjegosh duhet të studiosh, e ata punësojnë njerëz. Djem dhe vajza shqiptarë mund të trajnohen dhe të merren me këtë sektor. Para dy vitesh ishulli Sazanit u hap. Këtë vit Ministria e Turizimit ka menduar që lëvizja e turistëve të ishte më e lirë. Kemi një produkt shumë të bukur, që ne arritëm ta hapnim, por duhet administruar. Duhet biletë, shërbim mjekësor, masa kundër zjarrit. Ndonëse është det, është psh një anije që mund të rrezikojë jetën e njerëzve. Vendet fqinje kanë dhe polici turistike, pasi do kujdes gjithçka. Pasi e bëjnë produktin tënd kompetitiv me fqinjët. Numrat e vizitorëve janë në rritje, për shumë arsye. Për çështje që kanë Lindja e Mesme, ndaj Shqipëria është një destinacion. Ky është fat i madh për ne, por duhet të paraprihet me masa të forta në terren. Por fluksi pa kapacitet mund të kthehet në bumerang. Duhet të jemi kundër paradës së numrave, pasi duhet cilësi”, tha Auron Tare.

Turistët, vështirësitë dhe problemet
Pastërtia, ka evoluar, është më pastër Shqipëria, por ende ka shumë për të bërë për të pasur plazhe e lumenj të pastër. Shumë qytete i hedhin plehrat në lum që shkojnë më pas në det. Turistët europianë shqetësohen shumë nga papastëria. Në jug për shembull, ka filluar një tendencë për të kopjuar turizmin më të keq të mundshëm të Greqisë. Dalin të moshuar e të rinj me tabela, dhomë 2 mijë lek – 3 mijë lek. Është e shëmtuar për syrin. Një nga prioritetet që duam të bëjmë është prapavija bujqësore.

(ed.me/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: