TIRANE- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka komentuar aksionin e nisur në zonat bregdetare për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në “News24”, ministri Klosi ka folur për turizmin dhe problematikat e sezonit turistik.

Duke komentuar kontrollet në zonat bregdetare, ministri Klosi tha se nga 800 biznese që janë inspektuar, janë gjobitur dhe mbyllur 27 prej tyre.

“Ne kemi këtë vit një impiant super modern të Durrësit, Velipojës, Shëngjinit, etj. Është bërë deportimi i ujërave të zeza, dhe nga 800 biznese që kemi inspektuar 27 janë gjobitur dhe mbyllur. Ne e shprehëm qartë që nuk do lejohej derdhja e ujërave të zeza në det”, tha ministri Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb