Është mbledhur në Velipojë Task-Forca e turizmin për Qarkun e Shkodrës nën drejtimin e ministrit të turizmit Blendi Klosi, të infrastrukturës Belinda Balluku dhe atij të Jashtëm Gent Cakaj.
Në fokus të takimi ishin rezultatet e arritura deri tani si dhe për masat e ardhshme të Task-Forcës. Sipas ministrit Klosi, rezultatet e inspektimit nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura për Velipojën nuk janë pozitive. Ministri tha se Velipoja ka mungese të rojeve bregdetare dhe probleme me stacionet e plazhit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Sipas rezultateve të Task Forcës në zonën e Velipojës, nga 29 subjekte të monitoruara, asnjë nuk ka kontratë për shfrytëzimin e zonës së plazhit. Vetëm 17 janë të regjistruar në zyrën e tatimeve. Me pika vrojtimi janë vetëm 10 prej tyre, pra i kemi pikat e vrojtimit, por me vrojtues të certifikuar kemi vetëm 3. Pra jemi disafish më pak edhe se një vit më parë. Duhet të përfundojë në mënyrë urgjente lidhja e kontratave me subjektet private dhe dhënia e tyre me qira në zbatim të VMK-se për Stacionet e Plazhit. Duhet siguruar qetësi, siguri dhe shërbime cilësore në çdo centimetër plazh të Velipojës”, deklaroi Klosi.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, kërkoi bashkëpunimin e të gjithë institucioneve dhe bëri të ditur se Task Forca do të zhvillojë mbledhje të përjavshme koordinuese deri në përfundimin e sezonit turistik.

“Komiteti do jetë i fokusuar gjatë gjithë kohës pavarësisht nga detyrat funksionale që ne si ministra kemi në zonën tuaj. Çfarë është më e rëndësishmja ne do kemi një mbledhje të përjavshme me të gjithë strukturat deri në përfundim të sezonit dhe do vlerësoja shumë që secili prej jush të qëndronte në kontakt të vazhdueshëm, si me mua dhe me ministrin Cakaj dhe për t’u ndihmuar dhe facilituar në proceset e mëtejshme”, u shpreh Balluku.

Për të krijuar një turizëm të suksesshëm për ministrinë Cakaj nevojitet shtimi i shërbimeve për thithjen e sa më shumë turistëve të huaj.
“Është shumë e rëndësishëm të fokusohemi në dy drejtime. E para koncentrimin e përpjekjeve tona në lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar dhe kjo vlen veçanërisht për Kosovën. Dhe e dyta, komunikimin e shtuar me shtetet përkatëse kryesisht nga rajoni në mënyrë që të sigurojmë një sezon të rregullt turistik”, tha Cakaj.

Pas diskutimeve dhe evidentimit të problemeve u lanë një sërë detyrash për përfaqësuesit e institucioneve rajonale duke caktuar edhe afatin e realizmit të tyre.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb