Marinela Sota, pedagoge, në një lidhje me Skype në News 24 ka komentuar vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë, Martin Cani.

Sota tha se sfera publike në Shqipëri është e mbytur me mesazhe dhune. Ajo u shpreh se mbyllja e rrjeteve sociale nuk është zgjidhje, duke shtuar se duhen paketa në mbështetje të familjes dhe të fëmijëve.

Marinela Sota, pedagoge: Duhet të mbështetet siguria në shkolla më shumë. Sfera publike në Shqipëri është e mbytur me mesazhe dhune, me politikë të ashpër e të keqe, me diskutime e debate të pafunda. Bashkohem me dhimbjen e të gjithëve, sepse këtë dhimbje e përjetojnë fëmijët, mësuesit, të gjithë.

Kjo dhimbje duhet të na bëjë që të përpiqemi të gjejmë zgjidhje. Shoqëria ndryshon me veprime specifike. Mbyllja e rrjeteve sociale nuk është zgjidhje. Duhet të ketë paketa mbështetëse për familjen dhe fëmijët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb