SHBA- Aktorja amerikane Gwyneth Paltrow do të përpiqet të jetojë për një javë vetëm me 29 dollarë shpenzime për ushqime, si pjesë e një fushate kundër urisë të ndërmarrë nga OJQ-të në New York “Banka e ushqimeve” dhe e koordinuar nga kuzhinieri Mario Batali. Së bashku me divën ishin ftuar për t’ju bashkuar nismës personazhe të shumta të të botës së spektaklit.

Propozimi synon të demonstrojë se sa e vështirë është të mbijetosh me këtë shumë të vogël, për të perceptuar atë që kalojnë njerëzit me të ardhura të ulëta në SHBA, vaktet e të cilëve paguhen nga qeveria.

OJQ-të kritikuan faktin se Kongresi amerikan ka shkurtuar sasinë e vakteve të ushqimit dy herë nga 2013-ta, duke rritur numrin e njerëzve që duhet të mbështeten në organizatat bamirëse për tu ushqyer.

Gwyneth Paltrow, për të siguruar mbështetjen e saj për fushatën, ka postuar në Twitter një foto të ushqimeve që mund të blihen me 29 dollarë. Perime, vezë, fasule, drithëra dhe pak fruta.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb