Libri “Jeta si një lojë shahu” i shkruar nga mjeshtri i madh dhe kampioni i botës në këtë shah Garry Kasparov vjen tashmë i përkthyer nga Eduard Shalsi. Përkthyesi Shalsi zhvilloi në Korçë një bashkëbisedim mbi librin dhe filozofinë që ai përcjell. Ky libër mbart filozofinë e të jetuarit të jetës së përditshme në çdo dimension, me dilemat, problemet dhe dështimet, por edhe me përpjekjet, lëvizjet që bëjmë çdo ditë si lojtari në fushën e shahut për sukseset e fitoret por edhe për dështimet që pësojmë nga gabimet.
Kanë qenë pikërisht analogjitë e shahut me jetën që e kanë shtyrë Shalsin të përkthejë këtë kryevepër të Mjeshtrit të Madh Kasparov. Vetëdija për rëndësinë e vendimmarrjeve është edhe një element ku çdo politikan duhet të mbështesë punën e tij.
Për Shalsin përkthimi i këtij libri është sfida e parë jashtë politikës dhe po ashtu edhe në sferën e përkthimit.
(BalkanWeb)