Sfida direkte kundër Partizanit është rëndësishme, por jo vendimtare në garën për titullin kampion. Me këtë ide fikse, por me shumë optimizëm Ramadan Ndreu pret debutimin e tij në pankinën e Kukësit. Tekniku zëvendësoi Armando Cungun, ndërsa fati i rezervoi një ndeshje kundër rivalëve më të mëdhenj.

53730285 1706222679523072 6823745354421239808 N
53730285 1706222679523072 6823745354421239808 N

“Është ndeshje e rëndësie të veçantë, pasi ata kanë qenë në krye gjatë gjithë kampionatit. Kemi avantazhe dhe jemi më të etur për të marrë pikët. Duke krahasuar dy ekipet, shoh më shumë mobilizim për fitore. Do të duhet shumë punë”, ka thënë Ndreu në konferencën për mediat përpara sfidës të së premten në “Loro Boriçi”.

54431910 1706222649523075 2585639216352329728 N
54431910 1706222649523075 2585639216352329728 N

Diferenca prej nëntë pikësh në tabelën e renditjes duket se transferon presionin për fitore te Kukësi, por trajneri i skuadrës verilindore nuk ndan të njëjtin mendim. Për Ndreun kampionati mbetet i hapur edhe pas kësaj përballjeje. “Gara për titull është e hapur derisa e lejon matematika, nuk kemi presione. Ua kam thënë futbollistëve të tregojmë se jemi të mirë jo vetëm në letër”, ka vijuar më tej trajneri i Kukësit. Ndreu nuk mund të evitonte një koment në lidhje me polemikat që kanë shoqëruar vigjiljen e sfidës dhe që kanë të bëjnë me çmimet e biletave. “Jemi munduar për fushën, nuk ishte strategji. Në Elbasan nuk është fusha e mirë, në Shkodër është më e mirë. Po të isha tifoz do ta blija biletën 10 mijë lekë”. Kapiteni Shameti dhe Ethemi janë dy mungesa të rëndësishme për Kukësin, por lajmi i mirë për verilindorët është rikthimi i Valdet Ramës dhe brazilianit Kordeiro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb