Edhe pse te Tirana janë të qetë, sfida me kurbinasit në Korçë ndoshta është më e rëndësishmja e këtyre 10 javëve. Bardheblutë duhet të fitojnë me doemos. Një shkarje këmbe në stadiumin “Skënderbeu” do të thoshte fundosje.
Kjo, sepse të mërkurën luajnë ndaj Vllaznisë në Elbasan. Më pas kanë sfida të vështira me Egnatian, Elbasanin, Bylisin dhe derbin. Të gjitha ndeshje delikate, ku bardheblutë duhet të marrin pikë, të paktën në ndeshjet brenda dhe skuadrat e vogla. Si Laçi dhe Bylisi janë dy përballje ku nuk duhet gabuar. Me të dyja ka barazuar, duke humbur katër pikë.
Këtë fazë të dytë duhet të marrë gjashtë pikë të plota si dhe të godasë me Vllazninë, Egnatian e Elbasanin e kreut. Gjithsesi, si fillim duhet të kalojnë kurbinasit. Edhe në sfidën e parë të këtij sezoni, gjërat nuk shkuan mirë dhe Laçi-Tirana u mbyll në barazim 0-0. Bardheblutë nuk fitojnë prej pesë takimesh.