Numri një i pankinës së Austrisë, Ralf Ragnick ka dalë në konferencë, në prag të ndeshjes me Turqinë.

“Do të thoshte shumë të arrije diçka që Austria nuk e ka arritur kurrë më parë. Jo shumë prisnin që ne të kalonim grupin, e lëre më vendin e parë, në grupin më të vështirë. Nuk është rastësi që jemi në 1/8 e finales.Tani jemi këtu në Lajpzig, ku kam punuar për tetë vjet dhe ku shumë nga lojtarët e mi kanë luajtur ose janë ende të emocionuar.

“Ne të gjithë i mbajmë këmbët në tokë, askush nuk mendon se kemi arritur ende diçka. Kampionati Evropian fillon tani për ne. Është e rëndësishme të kemi një fillim të ri sepse tani jemi në ndeshjet me eliminim direkt. Turqia është një skuadër e fortë me top dhe që vendos shumë pasion në ndeshje. Ne duhet të sjellim energjinë tonë, kemi nevojë për zemër dhe nerva të fortë”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb