Topa të gjatë, faulle të shumtë dhe pak raste për shënim. Luftëtari-Flamurtari dhuroi pak futboll, me dy ekipet që s’postuan pjesën më të madhe të lojës në mesfushë, ku më shumë se sa të krijonin u kujdesën të shkatërronin. Është e vështirë të gjesh diçka të bukur në këtë takim por si gjithnjë nuk mungoi një rast për moviolë, me Gjirokastritët që reklamuan për një penallti në minutën e 39-të, ku Pollozhani ndërhyri ndaj Filit. Në fund dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0, një “X” që as nuk kënaq e as nuk gëzon asnjë nga dy ekipet. Luftëtari ndjen presionin nga poshtë ndërsa Flamurtari sheh që europa largohet gjithnjë e më shumë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb