Pas titullit në Superligë, aventura europiane është sfida më e madhe e Partizanit. Kryeqytetasit kërkojnë të shkojnë sa më larg të jetë e mundur në këtë rikthim në europë si kampion. Barazimi pa gola në 90-minutëshin e parë kundër Karabak ka lënë një shije të mirë, të kuqtë besojnë se mund të kalojnë këtë pengesë dhe këtë kundërshtarë pavarësisht diferencave të mëdha në cilësi dhe buxhet. Në aspektin financiar kjo sfidë vlen plus 380 mijë, gjithnjë nëse Partizani arrin të kalojnë ekipin azer.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Franko Lerda nuk i ka lënë asgjë rastësisë, ka përgatitur ekipin deri në detajin më të vogël, është i vetëdijshëm se nuk janë as favorit e as superiore, por në futboll ashtu si dhe në jetë gjithçka mund të ndodh. Në konferencën për shtyp përpara këtij takimi tekniku italian theksoi se Partizani nuk ka ardhur Baku për turizëm.


Lerda
Lerda

“E kemi të qartë që do të jetë shumë e vështirë për në, por do të bëjmë lojën tonë përballë një ekipi me një buxhet shumë herë më të madh”. Lerda nuk pritet të ndryshojë shumë nga ai ekip që arriti të ndal Karabak në sfidën e parë, sërish kërkohet një mbrojtje e kujdesshme dhe një sulm sa më efikas në ato raste që mund të krijohen.


I qartë dhe i vetëdijshëm për atë që e pret në këtë sfidë u shfaq përpara mediave edhe trajneri i Karabak, Gurban Gurbanov: “Rivali ynë është serioz, i disiplinuar. Ata mbrojnë me korrektësi dhe agresivitet dhe kjo na krijoi probleme në ndeshjen e parë. Partizani bën edhe kundërsulme të cilësisë së lartë, ndaj është një kundërshtar i vështirë për ne. Do të jetë një ndeshje e vështirë por do të mundohemi të tregohemi të kujdesshëm dhe të luajmë në mënyrë të disiplinuar, u shpreh Gurbanov. Krabak-Partizani është ndeshje e vlefshme për turin e parë kualifikues në Champions League, sfidë e cila do të zhvillohet në orën 19:00 në stadiumin “Dalga Arena” në Baku.
(BalkanWeb)