TIRANE

Një kërcim i shndërruar në trend nga disa të rinj, i njohur si sfida e supermenit ka shënuar jo pak trauma tek përdoruesit e tik tok. Alarmin për sfidën më të re në TikTok ngre Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi.

“Dhjetëra adoleshentë në Rumani kanë pësuar fraktura dhe trauma të rënda pas një tendence në TikTok të quajtur, “Sfida e Supermenit”. Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë. Nga “loja” e rrezikshme brenda një dite, kanë përfunduar në spital me trauma të rënda, mbi 20 adoleshentë.”- tha kryetarja e AMA-s.

Krasniqi u bëri thirrje të rinjve dhe prindërve për kujdes të shtuar me sfida të tilla që mund të përfundojnë me lëndime në pjesë të trupit apo edhe fatale për jetën.

Në rrjetin social TikTok kjo sfidë është mjaft e njohur ndër të rinjtë të cilët në jo pak raste kanë pësuar trauma.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb