Lionel Messi  dhe Cristiano Ronaldo vijojnë të jenë në majat e futbollit. Gara mes tyre është e madhe, ndërsa starti në Ligën e Kampionëve flet në favor të Messit, i cili shënoi 3 gola, ndërsa portugezi u ndëshkua me karton të kuq.

Dueli i drejtpërdrejtë vazhdon edhe jashtë fushës. Nëse CR7 ka bërë gjithë botën të flasë pas zgjedhjes për të mos marrë pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit të fazës me grupe të Champions League, në shenjë proteste për zgjedhjen e Luka Modric si lojtarin më të mirë të edicionit të kaluar, tashmë ka ardhur edhe konfirmimi i Lionel Messit, i cili ka pohuar se do të jetë në këtë ceremoni ku do të jepet çmimi “FIFA Best Player”, ku emri i Messit nuk ka qenë i nominuar.

Në garë janë emra të njohur, të cilat do të vijojnë sfidën deri në fund të shpërndarjes së çmimit. Futbollistët  që do sfidojnë njëri  tjetrin janë:  Modric, Ronaldo dhe Salah.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb