Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Media ka qenë në SHBA ku ka marrë pjesë në Forumin mbi sfidat gjeopolitike në Evropën Juglindore.

Takimi u organizua nga Senat Armed Servise Committe Sen Inhofe dhe deputeti Mediu. Në takim morën pjesë senatorë dhe kongresmenë për të diskutuar për situatën gjeopolitike në rajon; rolin e NATO-s dhe SHBA, agresiviteti i Rusisë, marrëdhëniet e Rusisë me Turqinë, investimet Kineze dhe perspektiva europiane.
Në takim foli edhe Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri.

Theksi u vu tek fakti që stabiliteti i çdo vendi të rajonit lidhet me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Vendosja e këtyre standardeve siguron partneritet me SHBA, anëtarësimin në NATO dhe BE.

“Çështjet e para kanë të bëjnë me mënyrën e qeverisjes në vendet tona që kanë të bëjnë me respektimin e lirive, procesin zgjedhor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe pastaj partneritetin dhe fokusin tonë si vend anëtar i NATO-s apo të ardhmen tonë europiane. Një vakum që është krijuar nga këto procese apo marrëdhënie sidomos me SHBA apo BE-në ka filluar të mbushet nga një prezencë shumë aktive e Rusisë dhe sidomos tendenca për të ndërtuar marrëdhënie ushtarake me vende të Ballkanit. Marrëdhëniet e reja të Turqisë me Rusinë duhet t’i shqyrtojmë në një këndvështrim më real si vende të Ballkanit ashtu siç duhet të shikojmë realisht se kush është marrëdhënia që ne duhet të ndërtojmë me SHBA-të dhe Europën për të qenë jo thjesht pritës por partnerë në atë që duam të ndërtojmë për njerëzit tanë”, deklaroi Mediu.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: