Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar se siguria e Evropës dhe e Lindjes së Mesme janë të pavarura.

Mitsotakis  duke bashkëkryesuar një takim të Këshillit Suprem të Bashkëpunimit Greko-Saudite në qytetin verior saudit të Al-Ula së bashku me princin e kurorës saudit Mohammed bin Salman, deklaroi , sipas një deklarate nga zyra e tij.

“Arabia Saudite është një partner strategjik, për Greqinë dhe BE-në dhe një lojtar kyç për stabilitet dhe prosperitet në të gjithë rajonin.” theksoi kryeministri grek

Duke vënë në dukje sfidat rajonale dhe globale, ai argumentoi se përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe do të kontribuonte në paqen dhe sigurinë në rajon.

Sipas deklaratës  Mitsotakis u përqëndrua veçanërisht në perspektivat për bashkëpunimin në energji, si dhe tregtinë dhe investimet në sektorë të tillë si transporti  produktet agro-ushqimore dhe sektori i ndërtimit.

Në bisedimet kokë më kokë pas mbledhjes së këshillit, Salman dhe Mitsotakis diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit në Gaza dhe Siri.

Evropa dhe Lindja e mesme vitet e fundit , po përballen me tensione të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë e cila ka sjellë shumë destabilitet  ekonomik mes vendeve .

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: