Numri një i stolit të Gjeorgjisë, Willy Sagnol tregoi këndvështrimin e tij para sfidës në Europian ndaj Spanjës.

“Futbolli nuk është matematikë apo shah, duhet të luash me ndjenja. Ka shumë emocione në fushë dhe kundër Portugalisë, për shembull, unë pashë të gjitha gjërat pozitive për Gjeorgjinë në vetëm një ndeshje”

“Nëse mendoni vetëm për mbrojtjen kundër skuadrave si Portugalia ose Spanja, rrezikoni të humbni. Ne nuk jemi të mirë vetëm në mbrojtje, ne gjithashtu dimë ta përdorim topin dhe ndaj Portugalisë kemi pasur disa momente të posedimit të madh, shpresoj për të parë të njëjtën paraqitje kundër Spanjës”.

“Spanja ka lojtarë të mrekullueshëm, të cilët luajnë në liga të mëdha dhe ekipe të mëdha. Yamal dhe Williams janë fantastikë.Është shumë e lehtë të motivosh lojtarët. Ata nuk kanë nevojë as për mua. Fakti që ata janë këtu në Kampionatin Evropian do të thotë se nuk kanë nevojë për asnjë tjetër. Fjalët e rëndësishme është t’u thuash atyre që të jenë më të qetë, sepse lojtarët gjeorgjian janë shumë emocionalë”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb