Dinamo do të presë Vllazninë ditën e diel ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Ndeshja është e vlefshme për javën e 7-të të Superiores dhe së fundmi dinamovitët kanë nxjerrë në shitje biletat.

Çmimet variojnë nga 500 në 1500 lekë të reja. Ato mund të sigurohen fizikisht në stadiumin “Selman Stërmasi”, po ashtu dhe në Elbasan para fillimit të ndeshjes.

Tifozëria mike vendoset në sektorin G3 ku bileta kushton 500 lekë. Në anën tjetër për të parë ndeshjen në tribunat D, E dhe F duhen paguar 700 lekë.

Tribuna A dhe B kushtojnë 1000 lekë, teksa bileta e tribunës VIP është në shitje për 1500 lekë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb