Nga Zonja Katerina
Perbërësit

2 gota qumësht, 2 lugë niseshte, 2 kokrra vezë, 2-3 lugë sheqer, 1 bustinë vanilje, 1 pako peta sfoljatë, Lëkurë portokalli ose limoni.

Përgatitja

Fillimisht përgatisim kremin duke vendosur qumështin në zjarr të nxehet. Përziejmë vezët me sheqerin, niseshten, vaniljen dhe pak qumësht të ftohtë. E trazojmë mirë dhe e shtojmë në tenxheren ku kemi vendosur qumështin.

E trazojmë mirë derisa kremi të marrë valë dhe te lidhet. E hedhim më pas në një enë dhe e lemë të ftohet duke e mbuluar me një pecetë kuzhine.

Marrim petët sfoljatë dhe i presim në katrorë të barabartë. Me një furçe të lagur me pak ujë lyejmë të gjitha anësoret e petës. Vendosim në qendër të çdo katrori nga nje lugë krem (kremi i ftohur plotësisht) dhe i palosim petët si një zarf. I vendosim me rradhë në një tavë dhe më pas i pjekim në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 15-20 minuta.

Pasi sfolatinat të jenë pjekur i servirim pudrosur me sheqer pluhur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb