Ishe objektivi më i rëndësishëm në merkaton e dimrit, por duket se është smufuar shumë shpejt. Inter duhet të heqë dorë nga Arturo Vidal dhe të gjejë të tjera alternativa për të forcuar mesfushën. Futbollisti kilian kërkohej me ngulm nga Antonio Conte, ndërsa deri pak ditë më parë gjërat po shkonin në mënyrën më të mirë të mundëshme.

315dfa00f32b31edf7efaec143d81f74
315dfa00f32b31edf7efaec143d81f74

Vidal nga ana e tij ishte përgjigjur pozitivisht ftesës së klubit zikaltër, por është Barcelona që ka frenuar çdo tratativë. Më saktë, presidenti i klubit katalunjas, Bartomeu është shprehur pa asnjë dyshim se mesfushori nuk do të largohet nga skuadra e tij në merkaton e janarit. Pas këtij refuzimi të fortë, Inter ka nisur të lëvizë në të tjera pista. Sipas mediave italiane, argjentinasi i Udinese, Rodrio De Paul është shumë pranë transferimit.

104558547 A1f403e1 Ef9b 4581 Ba8f 8e9b3f431c26
104558547 A1f403e1 Ef9b 4581 Ba8f 8e9b3f431c26

Ato japin edhe detajet e marrëveshjes së mundëshme në bazë të një huazimi me të drejtë blerjen e kartonit në fund të sezonit për 25 milion euro. Ndërkohë, Beppe Marota nuk ndalet me kaq, pasi kërkon të plotësojë dëshirat e trajnerit Conte me një mbrojtës krahu dhe një sulmues.

07500167
07500167

Për këtë zikaltërit po bëjnë “pazar” te Chelsea ku kërkojnë të marrin shërbimet e Marcos Alonso dhe Oliver Giroud.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb