TIRANE– Diplomati dhe publicisti i njohur, Shaban Murati ishte i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në News24. Murati ka folur për librin e ri “Çështja e paqenë e detit”, ku trajton dinamiken dhe ecurinë e marrëdhënieve me Greqinë. Diplomati u shpreh se ka një errësirë informative për një çështje 10-vjecare mes dy vendeve dhe në libër ka dashur të ndriçojë të vërtetën.

“Ka një errësirë informative për dinamikën e detit dhe është një çështje 10-vjecare që është mbajtur në errësirë. Në MEPJ mund të gjesh arkiva për çështjet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Unë kam dashur të ndriçoj të vërteten e çështjes së kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Vetë vendimi i GJK nuk ka pasur interpretimin e duhur nga qarqet diplomatike shqiptare dhe nuk është interpretuar si duhet. Vendimi i GJK në vitin 2009 duhet ti kushtohet me shumë vëmendje”- tha Shaban Murati.

Diplomati u shpreh se çështja e detit me Greqinë nuk ka ekzistuar dhe më tepër trajtohen marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Nuk ka një çështje të detit dhe unë prandaj e kam quajtur ‘çështja e paqenë e detit’, pasi nuk ka pasur konflikt për çështje deti. Pra si lindi befas kjo çështje në vitin 2007. Pikërisht unë këtë sqaroj në libër. Faktin se kur ka lindur për herë të parë çështja e detit dhe çfarë fshihet pas”- tha Murati.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: