Endri Shabani nga Nisma Thurje në emisionin “Open” në News24 tha se partitë e reja po përballen me presionet e opozitës, e cila i konsideron si opozita e opozitës.

Shabani tha se Sali Berisha na sulmon ne ne kërkon monopolin e opozitës, të cilën e përdor për të bërë marrëveshje me Edi Ramën, sikundër bëri këtë vit.

“Strategjia është bjeri me shkop që të vijë në koalicion”, tha Shabani. Ai u shpreh se nuk ka bërë asnjë diferencë mes PD dhe PS-së, duke theksuar se të dy partitë e vjetra kanë përgjegjësitë për atë që kanë bërë në këto 34 vjet.

“Ne kemi çuar çështje në SPAK, në Gjykatë, kemi paraqitur nisma ligjore. Ata kanë një tjetër mënyre të të bërit opozitë. Pa asnjë diskutim që kjo qeveri duhet të rrëzohet”, tha Shabani.

Ai theksoi se ai që do të votojë për Berishën zgjedh subjektin që drejton ai, ai që voton Edi Ramën e vendos kryqin te partia që drejton ai, por ka disa votues që nuk duan t’ia shikojnë bojën as Berishës dhe as Ramës.

“Janë 300 mijë njerëz, që mund të zgjedhin partitë e reja. Nëse nuk do të jemi në garë, ata mund të rrijnë në shtëpi dhe nëse rrinë në shtëpi, Edi Rama fiton zgjedhjet”, tha Shabani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb