Kryetari i partisë Nisma Thurrje Endrit Shabani, i ftuar në emisionin Open në News 24 deklaroi se partia që drejton është një alternativë e re për ndryshimin.

Shabani theksoi se nevoja historike e do që partitë e vogla të jenë të gjitha bashkë. Ai tha se duhet të çohen në parlament sa më tepër përfaqësues të partive të reja.

Endrit Shabani: Ne jemi një alternativë e re për ndryshimin. Nevoja historike është që të gjithë të bëhemi bashkë. Sistemi zgjedhor që është votuar më 2008 dhe është rivotuar më 2024 është përpjekje që ta bëjnë më të vështirë për ne.

Bashkëpunimi i çdo partie të re është bërë më e vështirë. Ne duhet të çojmë në parlament sa më shumë përfaqësues të forcave të reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb