TIRANË

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini tha në një dalje për mediat se janë shtuar ankesat dhe denoncimet në platformën e “Bashkëqeverisjes”. Ajo u shpreh mes tjerash se për shkak të ankesave të shumta në drejtorinë arsimore të Matit, ministria ka pezulluar nga puna drejtuesen e Drejtorisë Arsimore.

“Ka shume ankesa te bashkëqeverisja. Ankesat, kryesisht për arsimin parauniversitar.  Janë vërejtur ankesa edhe në pjesën e punësimit të mësuesve ne Mat, 41 ankesa për zyrën arsimore.

Do të riorganizojmë te gjitha zyrat arsimore, teksa u raportua për një mësuese qe udhëton 2 orë në këmbë. Dje u pezullua drejtuesja e zyrës arsimore në Mat. Në zyrën  arsimore në Gramsh po verifikohen vendimmarrjet.  Nuk do lejojmë shkelje në zyrat arsimore”, tha ajo.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb