TIRANË

Ministrja e Arsimit Besa Shahini u shpreh kundër amendamenteve të LSI-së për ligjin e arsimit të lartë, duke shpjeguar arsyet përse kërkesat janë të parealizueshme. E ftuar në komisionin e Edukimit, Shahini tha se shumë shpejt do të jetë aktiv portali i transparencës, ku buxheti dhe cdo vendim i senatëve akademikë të univeristeteve do të bëhet publik. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi  akuzoi ministren se ka mashtruar studentët me paktin për univeristetin.



“Ka të bëjmë me një nismë ligjore për ndryshimin e katër neneve të ndryshimit të Ligjit të Arsimit të Lartë. Rritja e përfaqësisisë së studentëve nga 10-50 për qind, por edhe në organet e tjera të zgjedhjeve të dekanëve, por edhe në borde të tjera të menaxhimit. Vendimet në senat duhet  nga persona me një ekspertizë shumë e lartë.

Ne për hir të transparencës dhe llogaridhënies kemi marrë një vendim  që do të shkarkojmë të gjithë drejtuesit e bordeve, ndërsa kemi bërë thirrjen publike për përfaqësues të rinj.


Kemi themeluar portalin e transparencës. Aty do të botohen të gjitha vendimet dhe të gjitha buxhetet. Ky  informacion do të azhurnohet çdo tre apo katër muaj dhe kjo do shtojë transparencën”, tha mes tjerash ministrja Shahini.


“Nuk i shohim të domosdoshme që këto ndryshime të adresohen si ndryshime ligjore, ne me VKM dy nga çështjet e studentëve i kemi adresuar tashmë”, – tha Shahini, e cila duke vijuar më tej shton se studentët duan rritjen në 50% të numrit të studentit në senat, ndërkohë që kjo nuk është e mundur pasi pjesëmarrja në senat kërkon gradë dhe nuk është një praktikë që ndiqet as në vende të tjera.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb