Ministrja e Arsimit Besa Shahini u pyet nga studentë dhe zv. kryeredaktorja e Gazetës Shqiptare Rezarta Delisula në “Dritare me Rudinën” në News24 se çfarë do të bëhet me pedagogët që sheshin librat e tyre në universitet.

Shahini tha se shitja e librave dhe plagjiaturat në punimet shkencore do të shihen nga një grup i veçantë, dërguar nga Ministria e Arsimit, ndërsa shtoi se ministria s’mund të bëjë policinë, andaj u shpreh se duhet ndihma e studentëve.

“Më kanë pyetur një grup studentësh nga Shkodra sesi do të goditet fenomeni i plagjiaturave në universitet, e ata thanë se vetë grupet e punës brenda universitetit nuk mund të godasin veten. Iu kam thënë se ne si Ministri e Arsimit nuk mund të ndërhyjmë dot si policë. Ne kërkojmë nga studentët që të jenë të pranishëm në konferencat ku do të shihen plagjiaturat. Duam ndihmën e studentëve edhe në shitjen e librave nga pedagogët. Në rast se ka denoncim nga studentët ne do të veprojmë. Inkurajojmë studentët. Denoncimet ju lutem të bëhen me prova dhe ne do të veprojmë”, tha Shahini.

(d.xh/ BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: