Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini ka votuar sot pranë qendrës së votimit në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Tiranë.

Bashkë me ministren ishte edhe bashkëshorti i saj Z. Dardan Molliqaj, të cilët janë edhe votues për herë të parë në një proces zgjedhjesh në Shqipëri.

Znj. Shahini nënvizon rëndësinë e zgjedhjeve këtë vit: “Sivjet, zgjedhjet janë me rëndësi më të madhe se zakonisht, duke marrë parasysh edhe situatën e krijuar nga opozita e vetëpërjashtuar dhe vendimet jo-legjitime të presidentit që u munduan ta dëmtojnë këtë institucion kyç të demokracisë”.

“Sot votova në mbrojtje të këtij institucioni, në mbrojtje të demokracisë dhe për Shqipërinë në Bashkimin Europian”, theksoi ndër të tjera Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: