Në orët e fundit po bëjnë xhiro në rrjet fotot e Shakirës në një dyqan në Nju Jork teksa ka shpërthyer në lot.
Këngëtarja është parë me lot në sy teksa ndodhej në një dyqan në qytet, ku ndodhet aktualisht me djemtë e saj, pak ditë pas intervistës së saj në emisionin “Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.
Ajo u fotografua me lot në sy teksa po bënte pazar dhe po fliste me një grua të panjohur. Madje, ajo me kapelën e saj ka tentuar t’i fshihej kamerave.
Në intervistë, Shakira foli për ndjenjat e saj, duke theksuar se sa shumë ka ndikuar ndarja e saj nga Gerard Pique.
#Shakira went to an M&Ms store in New York after her performance on The Tonight Show Starring Jimmy Fallon. She was seen moved in the store while talking to a fan. 1/2 pic.twitter.com/B7XejGlixH
— KevinPrt44 (@KevinPrt44) March 11, 2023
Duke folur për suksesin e këngës së saj ‘Bzrp Music Sessions, Vol. 53”, që u bë virale për fejesën e ish-futbollistit me partneren e tij të re, Clara Kia, Shakira i tregoi Jimmy Fallon, për ndjenjat e saj të shprehura në këngë.
https://www.youtube.com/watch?v=YOHpmBsDceU
“Gjëja e kësaj kënge është se ajo është bërë një himn për kaq shumë gra. Kalova një vit shumë të vështirë pas ndarjes dhe kjo kënge ishte shumë e rëndësishme për mua”, tha Shakira, duke shtuar:“Pasi publikuam atë këngë, u ndjeva sikur nuk kisha as fansa atje. Kudo është një grua që ka kaluar të njëjtat gjëra që kam kaluar unë, që mendojnë ashtu siç mendoj unë, që ndihen sikur ndihem unë, të cilave u është dashur të durojnë shumë dhe më pas të vendosin si unë.’